Një zyrtar i lartë ukrainas thotë se një përpjekje e re është duke u zhvilluar “për momentin” për të evakuuar civilët e bllokuar me luftëtarët ukrainas në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit.

Andriy Yermak, kreu i stafit presidencial, nuk dha detaje rreth përparimit të përpjekjes së shpëtimit, por tha se një përditësim do të jepet më vonë, raporton BBC.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së dje se “faza tjetër e shpëtimit të popullit tonë nga Azovstal është duke u zhvilluar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb