Në kohën kur kufijtë janë mbyllur si pasojë e përhapjes së koronavirusit, të papërgatitur janë gjendur emigrantët shqiptarë në Greqi. Prej ditësh ata vuajnë në pikat kufitare për tu kthyer në Atdhe.

Gazetarja e News 24 Lorena Kodra raporton sot se 50 shtetas të tjerë shqiptarë po qëndrojnë për më shumë se 24 në tokën neutral në pikën e kalimit të Kapshticës, mes të ftohtit me gratë e tyre dhe persona më të moshuar.

Burime pranë pikës doganore kanë bërë me dije se emigrantet nuk janë të pajisur me leje nga konsullata.

Po ashtu mësohet se gjysma e emigrantëve nuk janë rezidentë në Greqi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb