Qyteti i Kukësit është zhdukur mëngjesin e sotëm, duke u shndërruar për pak orë në një qytet të dalë nga përrallat.

I gjithë rajoni i Kukësit mëngjesin e së shtunës është mbuluar nga mjegulla e dendur. Ky është një fenomen i zakonshëm në këtë rajon sa herë termometri shënon vlera në minus.

Mjegulla është prezente edhe në “Rrugën e Kombit” ndërsa kompania mirëmbajtëse e rrugës bën thirrje drejtuesve të automjeteve të bën kujdes në aksin Morinë-Kukës-Tunel i Kalimashit për shkak të shikueshmërisë shumë të ulët dhe prezencës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: