Mbi 30 avionë luftarakë të Kinës fluturuan në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit. Këto fluturime vijnë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe marina japoneze kryen një shfaqje masive të forcës në Detin Filipine, duke bashkuar flotat ne nje që përfshinte dy aeroplanmbajtëse të Marinës së SHBA, dy anije sulmuese amfibe amerikane dhe një japoneze, shkatërrues helikopteri dhe një aeroplanmbajtëse e vogël.

Dy kryqëzorë me raketa të drejtuara nga SHBA dhe pesë shkatërrues ishin gjithashtu pjesë e stërvitjes. Deti Filipine është zona e Oqeanit Paqësor në lindje të Tajvanit, midis ishullit të vetëqeverisur dhe territoreve amerikane të Guam dhe Ishujt Mariana Veriore. Marina nuk tha se sa afër ishte flota me Tajvanin.

Një deklaratë e marinës amerikane tha se masa e anijeve luftarake po kryente “stërvitje për të ruajtur dhe mbrojtur një rajon të lirë dhe të hapur Indo-Paqësor”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: