BRITANI E MADHE

Në mediat e huaja u përfol se djali i Victoria dhe David Beckham, Brooklyn, do t’i japë fund beqarisë në shtator të 2021. Ai i propozoi gjatë verës të fejuarës së tij Nicola Peltz dhe vendosën që në 2021 të realizonin dy dasma.

Por duket se pandemia i ka shtyrë planet e tyre. Në mediat e huaja shkruhet se ka qenë Brooklyn ai që i ka thënë prindërve të tij se rrezikojnë shumë ta lënë datën e martesës në shtatorin e 2021-shit, duke qenë se nuk i dihet si do shkojë historia e pandemisë.

“Ata nuk duan të jenë nën presion për të planifikuar dhe shtyrë përsëri dasmën dhe nuk duan as kufizime në numrat e të ftuarve”, u shpreh një burim për “The Mirror”. Në dasma tani lejohen vetëm 15 të ftuar dhe duket se kjo ka qenë një nga arsyet pse kanë vendosur ta shtyjnë celebrimin e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb