TIRANE- Kur edhe pak orë ndajnë nga protesta e paralajmëruar e opozitës për t’u zhvilluar më 27 janar, por merren masa për garantimin e rendit dhe sigurisë. Në këtë kuadër me sa duket po merren masa edhe sa i takon sigurisë së godinës së Kryeministrisë.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka publikuar një foto mbrëmjen e sotme në profilin e tij në “Facebook”, ku disa punëtorë janë angazhuar për të mbuluar me skena hyrjen kryesore të godinës së Kryeministrisë.

“Frika si mullar. Mobilizim mbrojtje pigalit me skela strukturore”, shkruan Jamarbër Malltezi, bashkangjitur fotos.

Kujtojmë se edhe në protesta të tjera janë marrë masa të kësaj natyre, ku pjesa ku ndodhet dritat në hyrjen kryesore të Kryeministrisë është mbuluar me skela. Këto masa merren për të mos ndodhur dëmtime, edhe në rast se ndonjë protestues qëllon me sende të forta në drejtim të Kryeministrisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb