Në vitet e fundit ka qenë thuajse e pamundur që nga Kukësi të largoheshin lojtarët më të mirë, aq më shumë në prag të fillimit të një sezoni. Situata këtë vit është krejtësisht ndryshe, nuk flitet më për afrime të bujshme por për largime të bujshme, deri diku të pakonceptueshme. Nëse largimi i Shkurtaj apo i Abazaj, deri diku ishin paralajmëruar kohë më parë, largimi i Rrocës dhe disa lojtarëve të tjerë të projektuar si titullarë krijon një boshllëk të madh.

Telushi
Telushi

Në mënyrë surprizë klubi verilindorë njoftoi të shtunën largimin e Bruno Telushit, i konsideruar pa frikë si goditja më e madhe në këtë merkato vere. Largimi i mesfushorit bën më shumë jo sens pasi Telushi i afrua vetëm pak javë më parë.

Obanor
Obanor

Drejtuesit e Kukësit nuk arritën të bindin as mbrojtësin Obanor, titullar fiks në sezonin e fundit, gjithashtu i preferuar nga trajneri Gega. I larguara i radhës është mbrojtësi Emiljano Musta. Klubi njoftoi këtë të hënë se palët kanë zgjidhur me marrëveshje kontratën ndërmjet tyre. Listës së gjatë të largimeve i shtohet edhe kapiteni Musolli duke e bërë situatën në prag të sezonit të ri absurde. Në vitin kur Kukësi kërkon të festoj me titull inaugurimin e stadiumin e ri deri në këto momente goditja më e rëndësishme mbetet trajneri Gega.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: