Tymi i zi ‘pushton’ Vlorën. Siç shihet në pamjet e siguruara nga gazetari Enrik Mehmeti për BalkanWeb, shtëllunga tymi kanë pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin për shkak të ndotjes së madhe.

Ende nuk dihet se kush i ka vënë flakën gomave të përdorura, teksa nuk përjashtohet fakti se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Forcat e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: