Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, në emisionin ‘Open’ në News 24 foli për sezonit turistik në vend, ndërsa u shpreh se krahasuar me një vit më parë ka pasur një rritje të ndjeshme të vizitorëve.

“Krahasuar me një vit më parë shifrat janë shumë më të larta. Kjo edhe për shkak të liberalizmit që ne i bëmë një pjesë të protokollit krahasuar me fqinjët gjatë situatës së pandemisë. Janari kishte pritshmëri shumë të mira. Konflikti dhe tragjedia me luftën dhe agresionin rus humbi një pjesë të tregut, por praktikisht kemi rritje të flukse turistike që vijnë nga të tjera vende. Turoperatorët folën për rreth 300 mijë vizitorë që nuk do të jenë për 2022. Italia ndërkohë është një vend që ka një rritje të ndjeshme”, tha Kumbaro.

Sipas saj “kemi edhe rritje të turizmit britanik flas për shtetas britanik që vijnë në vendin tonë…Nga ky sezon veror në raport me shifrat , padyshim që do të jenë më të larta se 2019. Presim të kemi rezultate më të mira, edhe pse këtë nuk e themi dot që tani. Por kemi marrë masat për këtë dhe kjo do të matet javë pas jave, besoj se duhet të krenohemi më shumë me cilësinë, standardin e lartë dhe jo me numrin. Objektivi ynë nuk është të kemi 10 mln turistë, por turistë me standard të lartë që harxhojnë shumë para. Nëse e krahasojmë me katër vite më parë, strukturat e hoteleve me katër apo pesë yje i kemi në rritje. Pra janë shtuar hotelet me katër apo pesë yje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb