Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç në një komunikim për mediat i cili ka folur për sulmet ruse në Ukrainë, kritikoi Serbinë lidhur me qëndrimin e saj ndaj kësaj krize.

“Udhëheqja serbe nuk di çfarë të thotë, ata ndodhen mes zjarrit tashmë. Beogradi po pret që rusët të hyjnë në Kiev. Por përse, çfarë presin kë duan të sulmojnë? Kosovën? Po me çfarë, me avionët ruse? Duhet ta dinë që avionët ruse nuk mund të fluturojnë mbi anëtarët e NATO-s”, ka deklaruar Milanoviç.

Më tej ai theksoi se ndoshta ka ardhur koha që Beogradi të vendosë nëse do të anëtarësohet në BE. Nëse Vuçiç njeh Donbasin, atëherë duhet të justifikohet njohja e Kosovës. Ata tashmë ndodhen në një rreth të vështirë’, është shprehur ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb