Fatmir Hysenbelliu është padyshim një nga djemtë më të dhënë pas modës në Shqipëri, por i njohur për aktivizimin në futboll. Jo pak mund të jenë kuriozët për shijet e tij, por edhe gjithçka ai pëlqen. I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Fatmir Hysenbelliu për të folur për pasionin për modën dhe stilin.

Madje ai ka folur edhe për shijet e tij ndaj femrave duke treguar se çfarë sheh në fillim tek ato.

“Janë dy gjëra që shoh së pari tek një femër, e para stilin e veshjes dhe e dyta, nëse shkon në palestër apo jo”.

Kujdesi për veshjen dhe për trupin, janë shumë të rëndësishme në pamje të parë, sipas ish-futbollistit që tani i është kushtuar biznesit të familjes. Fatmiri ka thënë që nuk është e thënë të jesh e pasur për t’u veshur mirë.

Gjithashtu ai ka treguar se prej një viti e pak është single, duke shtuar se me Anxhelinën ka ruajtur marrëdhënie miqësore. Sipas tij, Anxhelina vishet bukur me stil, edhe pse ndonjëherë, në fillimet e historisë së tyre, ai i bënte ndonjë vërejtje.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb