Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të bërë publik nga kryeministri Edi Rama se disa biznese te caktuara nuk do të paguajnë qira.

Eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti shkruan në “Twitter” se kur vjen puna tek pagesat e faturave të dritave, apo të ujit kryeministri Rama nuk toleron se i duhen lekët por qiratë thotë mos i paguani.

“Qira mos paguani ama drita dhe ujë po. Çfarë shteti është ky? Kur vjen puna te faturat Rama thotë me dhunë do t’i paguani se më duhen lekët…ama qiratë mos i paguani!” shkruan Teliti.

Teliti Twitter
Teliti Twitter

Kryeministri Edi Rama tha sot se do të ndalohen pagesat e qirave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar që e kanë ndaluar punën për shkak të koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb