TIRANE- Pas sheshit “Skënderbej’, dje u ndezën dritat e segmentit të parë të Bulevardit të Ri të Tiranës. Ceremonia e përurimit që u pasua edhe nga një koncert festiv për mijëra qytetarë, u shoqërua nga një spektakël fishekzjarresh në momentin që u ndezën dritat E KëTIJ segmenti.

Vetë kryebashkiaku Veliaj dhe kryeministri Edi Rama ecën në këmbë deri në sheshin e e vogël të ngritur në bulevard, aty ku edhe mbajtën fjalët përkartëse. Pas këtij momenti skena u ndez nga një koncert festiv.
19243286_10155475038156926_7254402156967766616_o

bulevardi (1)

bulevard

bulevard-1

bulevard-1-1

bulevard-3

bulevard-2

bulevardi

e6e16d5b203be0de1207f38dd0215317_L
Juliana Pasha, Olta Boka dhe Kejsi Tola sëbashku me bandën muzikore që i shoqëronte, për disa orë i dhanë gjallëri bulevardit teksa kënduan disa nga hitet e tyre më njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar.

Në skenën e improvizuar me këtë rast, nuk munguan edhe këngët e tre këngëtareve që na kanë përfaqësuar denjësisht në Eurovizion. “Zemrën e lamë peng” nga Olta Boka, “Carry me in your dreams” nga Kejsi Tola dhe “It’s all about you” nga Juliana Pasha” ishin disa prej këngëve që publiku pati mundësi të dëgjonte.

Projekti i Bulevardit Verior dhe Parkut Qëndror të Tiranës është një ndër projektet më të rëndësishme strategjike të Bashkisë së Tiranës duke e shndërruar pjesën veriore të kryeqytetit në arterien kryesore të zhvillimit të qytetit për shekullin në vijim.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: