Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi punimet për miratimin e raporteve të disa prej institucioneve të vendit.

Deputetët e ministrat, nuk tërhoqën vëmendjen e mediave vetëm me fjalimin e tyre në foltore, por edhe jashtë godinës së Parlamentit. Në fotot e sigurua nga LSA, shihen bashkë e të qeshur, tre deputetët, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia dhe Mirela Kumbaro.

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikes, Damian Gjiknuri, ka preferuar të shkojë në Parlament në këtë seancë, me veshje sportive, e me ngjyra verore. Gjithashtu, bashkë e duke biseduar janë parë dhe dy ministret e qeverisë, Ogerta Manastriliu dhe Etilta Gjonaj.

Kjo e fundit, ishte e veshur me një fustan të zi të cilën e kishte kompletuar me një xhaketë ngjyrë të hapur, ndërsa ministrja Manastirliu u shfaq me një kostum serioz. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb