Kuvendi është mbledhur këtë të enjte, ku ndër temat e diskutuara ishte shpallja “non grata”, e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

LSA, ka sjellë foto të deputetëve, teksa hynë në Kuvend, e dalin prej saj. Ish-ministri Ditmir Bushati, i cili u la jashtë listave nga PS në zgjedhjet që lamë pas, u pa në shoqërinë e Besnik Bares, që bëri me dije para zgjedhjeve largimin nga politika. Deputeti konservator Kujtim Gjuzi dhe aleati i tij në zgjedhjet e 25 prillit, Selami Jenisheri spikatën me veshjet e tyre.

Jenisheri e kompletoi veshjen me një maskë mbrojtëse, ndërsa Gjuzi paraqitet me këpucë të kuqe. Pas deklaratave për Berishën Elisa Spiropali shfaqet duke ecur e vetme ndërsa e shoqëron një shi i imët. Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Evrin Bushati, i cili nuk arriti të thyejë herësin e të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm, është parë në shoqërinë e Taunat Ballës, më të votuarit në radhët e socialistëve dhe ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetajt. Ata shihen teksa diskutojnë së bashku.

Me ta është edhe deputeti aktual demokrat Halit Valteri, por që në zgjedhjet e 25 prillit, garoi nën siglën e Partisë Socialiste. Ish-ministrja Mimi Kodheli, e cila nuk do të jetë pjesë në Kuvend, shfaqet e qeshur nën shoqërinë e Mirela Kumbaros.

Ndërsa ministret Belinda Balluku dhe Etilda Gjonaj, janë shfaqur me një kostum serioz, e kanë hequr jo pak vëmendje me pamjen e tyre. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb