TIRANE

Duke se pritjes së ëmbël po i vjen fundi… E Sara Hoxha bashkë me Ledrin mezi po presin të mbajnë në duar të voglën e tyre.

Duket se për Sarën nuk kanë të sosur Baby Shower. Kanë qenë shoqet e Sarës në Gjermani, ku edhe çifti është zhvendosur prej javësh, të cilat e kanë surprizuar duke i organizuar një baby shower numër dy. Ka qenë një surprizë e bukur dhe mami Sara s’mund të ishte më e lumtur.

Sara ka publikuar disa story në Instagram nga ambienti festiv, ku ka shkruar:
“Kështu, shoqet e mi më surprizuan më një baby shoëer të dytë. Sepse sigurisht unë duhet të festoja edhe me ta. Sa me fat që jam”, – shkruan ajo.

Prej pak javësh ajo dhe Ledri janë zhvendosur në Gjermani, ku do vijë në jetë vajza e tyre. Kujtojmë se Sara dhe Ledri organizuan më 4 tetor një super baby shoër me të ftuar miq e familjarë, mes të cilëve edhe figura publike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: