Temperaturat tashmë kanë nisur të “përvëlojnë” dhe ndër të tjera, shqetësimi i çdo ditë është çfarë të veshim që të jemi sa më freskët?!

Për femrat, veshjet pambuk dhe ato lino janë një zgjidhje perfekte, që mund t’ju bëjnë të dukeni bukur, por njëkohësisht të jenë rehat dhe të freskët.

Kini parasysh që të përzgjidhni ngjyra të lehta, pasi ato nuk i shfaqin shenjat e djersitjes, si dhe veshjet e gjera janë ideale.

Por a mund të vishni pantallona të shkurtra nëse punoni në zyrë? Patjetër, por jo xhins! Zgjidhni stile të gjera, të cilat i kombinoni lehtësisht me një këmishë të derdhur. Po ashtu edhe sandalet janë një zgjidhje e mirë për ditët e nxehta, ndërsa i japin pamjes një hijeshi elegante.

E ndërsa duket se vajzat dhe gratë i kanë “punët” pak më mirë me veshjet në ditë të nxehta, për djemtë dhe burrat gjërat “komplikohen” pak sepse opsionet për ta fillojnë dhe “ngushtohen” disi.

Por më poshtë, po ju sjellim disa sugjerime, të cilat do t’ju ndihmojnë që të dukeni bukur, rehat dhe jeni freskët.

-Nëse vishni kostum, zëvendësojini ato me kostume lino.

-Vishni kravatë, vetëm nëse është patjetër e nevojshme

-Vishni çorape

-Mbani bluzat të thjeshta, me ngjyra të çelura

-Mos vishni pantallona të shkurtra ose sandale

-Vishni një bluzë me jakë v

-Vishni një këmishë me mëngë të shkurtra /The Times/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: