Në emisioni  Open në News24 analisti Fatos Lubonja theksoi se kryeministri Edi Rama i ka shkaktuar dëme të mëdha vendit duke futur krimin e organizuar në ekonomi, ndërsa shtoi se monopoli i politikës ka shkuar në mënyrë të frikshme tek kryeministri Edi Rama.

“Këtu monopoli i politikës ka shkuar i gjithë tek Edi Rama në mënyrë të frikshme. Me Ramën kanë ndodhur dy gjëra të rënda, ky i kapur shumë të tepër se Berisha, dhe më e rëndë është futja e krimit të organizuar në ekonomi, administratë si bashkëpunëtor për të sunduar në nivele të frikshme”, tha Lubonja.

I ashpër ka qenë edh qëndrimi i analisti Andi Bushati, ndërsa theksoi se qeveria punon për të grabitur qytetarët shqiptarë.

Pjesë nga biseda në studio:

Fatos Lubonja: Ka nga ata që thonë se kaq i rëndësishëm është Rama që paska ndikuar amerikanët. Pyetja tjetër është që pse ka figurë e rëndësishme është Berisha që u shpall non-grata. Duke ditur se sa e rëndësishme është mendësia e shqiptarëve se duhet të kesh mbështetje amerikane, kjo tregon edhe nënshtrimin e tyre ndaj këtij autoriteti kaq të madh. Rama ka ditur të ndërtojë një rrjet lobimi, filloi me Soros dhe njëkohësisht edhe me mediat. në këtë lobim duke shfrytëzuar edhe një të shkuar të Berishës, jo ‘97 jo Gërdeci, pra paraqitet si rrezik edhe për projekte që mund të ketë pasur Soros edhe për Kosovës gjykoj që është shpallur non-grata

Bushati: Britania ke qenë shumë kundër

Lubonja: Por dihet që Britania ka qenë pas amerikanëve

Zheji: Në Britaninë e Madhe Sorosi nuk funksionon, ka bërë spekulime financiare shumë të mëdha ka zyrat e veta në Londër, por dihet varianti Soros tani. Nëse Berisha do jetë kandidat për kryeministër, pyetja mund të jetë, në Londër në SHBA nuk shkon dot si do jesh kryeministër? Ky do të duhej të ishte misioni i tij

Hila: Për të qenë korrekt rekordet e Berishës ende nuk janë thyr

Bushati: I kanë thyer me para në parajsa fiskale. Biem dakord për Saliun , i meriton të gjitha, por kam shqetësim inceneratorët. Kemi një qeveri që del në 8  të mëngjesit në pune dhe çfarë do i vjedhim këtyre debilëve sot me çfarë tendera do bëjmë që tu heqim edhe të mbathurat. Në këtë situate , Meta nuk bën , Berisha nuk bën, më gjeni një opozitar që mund të përballojë këtë regjim…

Hila: Metën e gjykoj për çfarë ka bërë në 30 vite, puna e dosjes nuk më shqetëson fare.

Bushati: Kush gris sadopak imazhin e liderit global shpallet armik. Çdonjeri që guxon të mendojë se regjimi mund ta ketë gabim shpallet armik. Jemi në një situatë, Berisha non grata , Meta shkelësi i Kushtetutës, këta mund jenë burra të këqij, por Rama ka kuptuar se ato lekët që ndan me Bordin e transparencës

Heila: Asnjë nuk flet se marrin lekë nga oligarkë, edhe foltorja merr lekë nga oligarkë

Bushati: Kur hoqën Berishën, Shqiptarët e dinin që Meta-Rama kishin bërë kërdinë në vend. Rama e ka bërë vetë, është një hajdut që mundi një hajdut dhe tani ka frikë se disa hajdutë mund të mundin hajdutin global

Hila: Unë kam hallin se këta nuk i shikoj si shpresë

Lubonja: Ky që thotë Hila është argument që përdoret rëndom dhe në njëfarë mënyrë është bindës. Por problemi është se gjithë këto kohë nuk kemi nxjerrë dot opozitë. Partite politike janë si grupe biznesi që ofrojnë mall, ka edhe monopole. Këtu monopoli i politikës ka shkuar i gjithë tek Edi Rama në mënyrë të frikshme. Me Ramën kanë ndodhur dy gjëra të rënda, ky i kapur shumë të tepër se Berisha, dhe më e rëndë është futja e krimit të organizuar në ekonomi, administratë si bashkëpunëtor për të sunduar në nivele të frikshme.

A e rrezikon Berisha dhe Meta Ramën?

Lubonja: Rezistencë duhet…Rezisto dhe bëj opozitë se kemi nevojë…

Hila: Rama ka me vete faktorin ndërkombëtar.

Lubonja: Basha mund të bëhej lideri i vërtetë

Hila: Pasi tha përjashtohet

Bushati: Atëherë vdiq

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb