A e keni menduar ndonjëherë se forma e buzëve dhe madhësia e gojës do të tregonte për personalitetin tuaj? Shkëncëtarët kanë gjetur një lidhje të veçantë midis formës së buzëve dhe personalitetit.

Gojë e vogël: njerëzit me gojë të vogël janë bujarë dhe të dashur. Nëse buzët janë në formën e një “butoni”, atëherë këta njerëz janë të interesuar për të gjitha ngjarjet në mjedis dhe ju pëlqen që të shqyrtojnë gjithçka.

Gojë e madhe: natyra ambicjoze është e fshehur pas një goje të madhe. Gratë me këtë lloj goje kanë dëshirë të urdhërojnë. Njerëzit që kanë këtë madhësi goje janë të suksesshëm, të talentuar dhe profesionistë.

Buzë të plota: edhe pse njerëzit që kanë buzë të plota duken shumë tërheqës, ata shpesh janë emocionalisht të papjekur. Megjithëse, vetëvlerësimi tek këta njerëz është shumë i lartë.

Buzë të holla: tregojnë pasiguri dhe nganjëherë njerëzit me buzë të holla “vuajnë” nga kompleksi i inferioritetit. Femrat me buzë të tilla janë shumë praktike.

Buzë në formë zemre: femrat me këtë formë buzësh janë të pavarura, joshëse dhe ekspresive. Ato janë të tërhequra nga ndjesitë misterioze. A e gjeni veten në ndonjërin nga këto përshkrime? (Express)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: