Deputeti i LSI, Petrit Vasili, në një reagim të bërë në Facebook, shkruan se “rilindja voton miliarda lekë për të kompensuar tenderat, ndërsa për rimbursimin e  mjekimeve për Covid apo uljen e çmimeve, jo”.

“Para për tendera, që jepen me 99.99% të çmimit si Mirëmbajtja e Rrugëve të Jugut ka edhe për të dyfishuar paratë për rrugën Kardhiq-Delvinë ka sërish para, ndërsa para për rimbursimin e Covidit, uljen e çmimit të naftës, vajit, bukës, miellit,sheqerit nuk ka!? Çfarë paturpësie dhe kane surrat këta e dërdëllisin në emër të popullit”, shkruan Vasili mes të tjerash.

Statusi i plotë:

Rilindja voton Miliarda leke per te kompesuar tenderat, ndersa per rimbursimin e Covidit jo, çfare turpi!!
Votojne miliarda leke kompesim, per cmimet e tenderxhinjve, rilindasit ne rresht, te depersonalizuar e te dhunuar nga Rama.
Ne dhjetor te 2021 paraqita nje Amendament ne Projekt buxhetin e Shtetit per te shtuar 2 miliard leke per rimbursimin e barnave, per qytetaret me Covid, qe trajtoheshin ne shtepi.
Dhe deputetet rilindas serish ne rresht, te depersonalizuar e te dhunuar nga Rama votuan kunder Amendamentit per barnat e njerezve me Covid.
Para’ per tendera, qe jepen me 99.99% te cmimit si Mirmbajtja e Rrugeve te Jugut ka edhe per te dyfishuar parate per rrugen Kardhiq-Delvine ka serish para’.
Ndersa para’ per rimbursimin e covidit, uljen e cmimit te naftes, vajit, bukes, miellit,sheqerit nuk ka!?
Cfard paturpesie dhe kane surrat keta e dërdëllisin ne emer te popullit.
P.S Kujtojeni Amendamentin per Covidin qe votuan kunder keta te dhunuarit e Rames.(Dokumenti).
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: