Detaje të reja nga tentativa e grabitjes se një banke në bulevardin “Zogu I” në kryeqytet, e zbulua dy ditë më parë nga policia e Tiranës. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se tuneli është i thellë më shumë se 3 metra. Në brendësi të tij autorët hynin nëpërmjet një shkalle.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar autorët të cilët hynë në tunel të veshur me jelekë fosforeshentë si punonjës mirëmbajtjeje që të mos binin në sy.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dyshohet që autoret të kenë pasur një hartë që i ka orientuar saktësisht ku duhet të ndërhynin në tunel për të mbërritur tek banka. Ata kanë punuar rreth 20 ditë pasi kanë arritur të çajnë betonin në një diametër rreth 1 metër kanë depërtuar në një shtresë me gurë dhe tani po gërmonin dheun. Inertet i shpërndanin përgjatë tunelit ekzistues të betonuar.

Nuk dihet nëse kanë pasur informacion edhe për planimetrinë e bankës të cilën synonin të grabisnin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb