Tema e fundit që u diskutua në “Open” në News24, ishte ajo e vlerësimit të vitit 2022 dhe asaj që ky vit solli në politikë dhe për shqiptarët.

Secili nga të ftuarit bëri një rezyme të asaj që pritej dhe asaj që ndodhi në realitet gjatë këtij viti.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Shehu: Një vit i cili u shënua nga shumë ngjarje të rënda. Fatkeqësisht viti kur bëjmë të njëjtin gabim si gjithmonë në kuptimin politik. Opozita, kemi një rikthim të problemeve të sundimit të një njeriu të vetëm në një parti. Në mazhorance ekzaktësisht i njëjti problem. Qeveria Nano ra për korrupsion, qeveria Berisha ra për korrupsion dhe qeveria Rama ka korrupsion. Ka mungesë alternative për të ndryshuar sistemin dhe elitën ndaj njerëzit largohen. Vit që nuk na dha shpresë për mekanizma që do ndryshojë sistemi.

Sulo: Vit i keq për vendin, në aspektin politik sepse në aspektin ekonomik varfëria është thelluar. Edhe këtë vit llogaridhënia e qeverisë nuk ekziston, ministrat mirë që nuk mbahet mend të ketë interpelanca si dikur, por gjithmonë ka intimidim ndaj opozitës. Drejtësia nuk ka përmbushur pritshmërinë. Kemi vetëm një faktor, kryeministrin që ka zaptuar të gjitha pushtetet.

Hila: Këtë vit ngjarje të rëndësishme do quaja samitin që u bë në Tiranë. Në planin afatgjatë mendoj që ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Si ngjarje e dytë mendoj që është 8 janari, ngjarje e dhimbshme që pamë se vendi ishte pa opozitë e do vijojë të jetë pa opozitë. Gjithçka tjetër e shoh në fushën e propagandës. Mendoj që njerëzit janë të zgjuar sa ne dhe shohin që në krahun tjetër nuk janë disa persona që nuk kanë vjedhur kur kanë qenë në pushtet. Të tjerat për mua janë sekondare.

Rakipllari: Në regjimet autoritare…

Hila: Nuk është autoritar

Rakipllari : Është për sa kohë që të thotë më shit televizionin ose të shemb resortin. Çështja është që edhe pse pushteti konsumohet dhe ka korrupsion votat për qeverinë rriten. Mund të më shpjegosh se përse ndodh kjo? Regjim që i rriten votat. 2022 vit që degradoi nga pikëpamja demokratike për Shqipërinë. Kishim parashikuar që Reforma në Drejtësi do të bënte diçka. Pritej që diferencën ta bënte ky sistem i reformuar, gjë që nuk e bëni. Qeveria nuk ndaloi as me tendera e as me PPP. Qeveria vijon me Amnistinë Fiskale, legalizimi i hashashit dhe rikthimi i basteve.
Në politikën e jashtme kemi pasur progres këtë nuk e mohojmë dot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: