Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas fitores 2-3 të skuadrës së tij në Bullgari në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Euro 2020.

Fitorja që erdhi me përmbysje në minutat e fundit e ka ekzaltuar trajnerin Challandes, i cili u shpreh se kjo është fitorja e parë në kualifikuese.

“Jam shumë i lumtur, pasi asnjëherë nuk u dorëzuam, pasi kam punuar shumë në mbrojtje dhe në sulm. E kemi pasur ndjenjën se mund të shënojmë dhe arritëm të shënojmë”, ka thënë Challandes.

“Mendoje se janë dy gjëra, psikologjia dhe mentaliteti. Kemi një skuadër shumë të mirë. Duhet të luajmë futboll, pasi kemi një skuadër që di të luaj futboll të mirë. Kemi një skuadër me moshë moshatare 23-vjeç dhe kjo është pozitive”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb