Kanë përfunduar tre takimet “Play Off” të Ligës së Kampionëve dhe janë mësuar tre ekipet e fundit, që do të marrin pjesë në fazën e grupeve.

Nuk ka pasur surpriza në këto ndeshje, ku Ajaksi ka mundur APOEL-in me rezultatin 2-0 dhe është kualifikuar në fazën e grupeve. Alvarez dhe Tadiç ishin ata që vendosën sfidën për holandezët.

Në dy sfidat e tjera, Klub Bryzhi ka mundur Lask Linzin dhe në kombinim me rezultatin e ndeshjes së parë 1-0, ka kaluar në fazën tjetër.

Skuadra tjetër që do të marrë pjesë në grupë është edhe Slavia Praga, e cila ka mundur Kluzhin në të dyja ndeshjet 1-0./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb