Atalanta vijon të mrekullojë në pjesëmarrjen e saj historike në Champions League. Skuadra e Berat Gjimshtit, por udhëheq 2-0 ndaj Valencias në pjesën e parë falë golave të Hatebërit dhe Iliçiç. Fatkeqësisht lojtari i Kombëtares kuqezi nuk zbriti në fushën e lojës pasi u dëmtua gjatë nxehmjes.

Ndërkohë në Londër Totenhem dhe Lajpcigu kanë barazuar pa gola në 45 minutat e para, të cilat janë dominuar nga ekipi gjerman. Anglezët e drejtuar nga Zhoze Murinjo kanë shfaqur limite të theksuara në ofensivën e tyre, kjo për shkak dhe të mungesave të rëndësishme në atë repart.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb