Atalanta shkëlqen ndaj Valencias dhe konfirmohet edhe njëherë si skuadra me futbollin më të bukur në Itali. Begamaskët kanë mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 spanjollët duke shënuar nga dy gola për çdo pjesë loje.

Në 45 minutat e para ishin Hatebër dhe Iliçiç ata që e çuan skuadrën zikaltër në epërsi të dy golave në dhomat e zhveshjes, ndërsa edhe në pjesën e dytë zikaltërit nuk kanë hequr dorë për asnjë moment nga sulmet, duke shënuar dhe dy herë të tjera.

Freuler në të 57-ën dhe sërish Hatebër 6 minuta më pas e çuan rezultatin në 4-0 përpara se çerishev të realizonte golin e nderit pët Valencian, që lë hapur një rreze shpresje për të synuar përmbysjen në “Mestaja”.

Totenhemi bie në shtëpi përballë Lajpcigut. Skuadra e Zhoze Murinjos ka vuajtur shumë mungesën e Kejnit dhe Sonit në sulm, duke u shfaqur e pafuqishme përballë gjermanëve. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Timo Verner në pjesën e dytë nga pika e bardhë e penalltisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb