Liverpuli bie në Madrid në fushën e Atletikos dhe natyrisht që përbën lajm pasi “Reds”-at janë kampionë në fuqi të veprimtarisë. Ka mjaftuar një shpërqëndrim i mbrojtjes liverpulase në minutën e 4-ët që Saul të ndëshkojë Alison.

Gol Atletiko Livperul
Gol Atletiko Livperul

Më pas Atletiko bën atë që di të bëjë më mirë “cholismin”, ose të mbrohet fort dhe me përqëndrim, gjë që arrin ta bëjë me sukses dhe mbaj larg kërcënimin e Liverpulit, i cili nuk arrin të çajë në zonë.

Rezultat 1-0, që lë gjithçka hapur në sfidën e dytë, kur Atletiko do të shkojë jë tempullin me emrin “Anfield Road”.

Nëse keni dyshime që Erling Haland është i lindur për t’u bërë i madh, atëherë fshijini fare. Edhe në Champions 19-vjeçari norvegjez vijon me ritëm të çmendur, teksa sot ka tundur dy herë rrjetën e Kejlor Navasit duke udhëhequr verdhezinjtë në një fitore 2-1 kundër Paris Sën Zhërmenit.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë dhe në harkun e tetë minutave. Në të 69-ën norvegjezi shënon golin e parë duke përfituar nga një amulli në zonë. Por PSG reagon shpejt dhe barazon me Nejmarin por nuk fal Haland në të 77-ën, që me një të majtë të rreptë thyen sërish Navasin.

Një hap i mirë për Borusian, por për PSG çdo gjë mbetet e hapur pasi në sfidën e dytë i mjafton një gol për të kaluar më tej.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb