Ndeshjet e dyta të grupeve të Ligës së Kampioneve kanë ulur siparin e tyre me 6 sfidat e luajtura në orën 21:00. Në grupin E, Liverpuli ka mposhtur jo pa vështirësi Salcburgun. Të kuqtë ishin duke kryesuar 3-0 në pjesën e parë për ta parë veten në 3-3 në minutën e 60-të pas golit të talentit norvegjez Erling Braut Haland, por në të 69-ën Momo Salah rikthehn qetësinë te Jurgen Klop duke vulosur rezultatin 4-3, që e vë Liverpulin në ndjekje të Napolit, i cili kryeson me 4 pikë pas barazimit ndaj Genkut.

Lpool
Lpool

Në grupin F nuk ka histori, teksa fitojnë të dyja pretendentet. Borusia e Dortmundit ka kaluar pa vështirësi Sllavian e Olajinkës, ndërsa në “Camp Nou”, Barcelona ka vuajtur që të thyejë prapavijën e ngjeshur të Interit, por më pas gjërat shkuan në rrugën e duhur. Zikaltërit shënuan të parët me Lautaro Martinezin në minutën e tretë, ndërsa ka ky moment e deri në fund ka qenë një betejë e gjatë e sulmit katalanas me mbrojtjen zikaltër, që u dorëzua pas kryeveprës së Suarezit në minutën e 58-të. Sërish uruguajani protagonit në të 84-ën, që kontrollon dhe finalizon një aksion perfekt të Leo Mesit, duke vulosur fitoren për të tijtë.

Dormund Slavia
Dormund Slavia

Në grupin G Lioni ka thyer në transfertë Lajpcingun, ndërsa Zeniti në shtëpi Benfikën, duke e bërë mjaft interesant këtë grup. Depaj dhe Terrier autorët e golave për francezët, ndërsa rusët mbyllën hesapet me Dzjuban, autogolin e Diasit dhe Azmounin përpara se Benfika të shënonte golin e nderit me De Tomas.

Lajpcing Lion+
Lajpcing Lion+

Ajaksi siguron fitoren e dytë në grup duke thyer në transfertë Valencian me një 3-0 të pastër, çka i jep dhe kryesmin e grupit H, ndërsa Celsi “ringjallet” ndaj Lilës duke korrigjuar humbjen shtëpiake me Valencian në ndeshjen e parë. Tami Abraham dhe Uillian shënuan për londinezët, ndërsa Osimhen barazoi përkohësisht në të 33-ën për Lilën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb