Pasi forcuar pozitat në krye të kampionatit spanjoll, Barcelona kërkon të tregojë edhe në Champions League se vazhdon të ruajë kuotat mes favoritëve kryesorë. Lionel Mesi dhe shokët e tij vizitojnë Lionin për ndeshjen e vajtjes në raundin e 1/8. Parashikimet janë të gjitha për formacionin “blaugrana”, por nuk ndan të njëjtin mendim Ernesto Valverde.

Messi En El Ol Stadium Optimized (1)
Messi En El Ol Stadium Optimized (1)

Tekniku i Barcelonës nuk pranon asnjë shpërqëndrim nga të besuarit e tij, teksa e cilëson si shumë të vështirë transfertën franceze. “Lioni është një skuadër e madhe, ndërsa kur luan në fushën e tij bëhet akoma më e rrezikshme. Ne jemi të përgatitur për një ndeshje të vështirë, por kur jemi nën presion luajmë më mirë. Kjo na jep më shumë besim se do të vazhdojmë rrugën në këtë turne”, ka thënë Valverde, që kërcënon vendasit me të gjithë arsenalin e tij sulmues. Sigurisht, Lionel Mesi është ai që frikëson më shumë, por nuk kanë asgjë më pak kolegën e tij në repartin ofensiv, pasi përveç argjentinasit, Barcelona pritet të zbresë në fushë me Suarez, Dembele dhe Kutinjo.

1550508556 328554 1550508720 Noticia Normal
1550508556 328554 1550508720 Noticia Normal

Barcellona: Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Alba; Rakitić, Busquets, Coutinho; Dembélé, Messi, Suárez
Tr. Ernesto Valverde

Olympique Lyonnais Training
Olympique Lyonnais Training

Parashikimet nuk i bëjnë përshtypje as trajnerit të Lionit, Bruno Genesio. Tekniku as që e ve në dyshim forvën e rivalëve, por në konferencën e fundit përpara ndeshjes kthen në vëmendje edicionin e shkuar, kur Roma dhuroi suprizën e madhe duke nxjerrë jashtë Barcelonën. “Ajo ndeshje tregoi se gjithçka është e mundur. Por gjithsesi nuk mendoj se Barcelona do të bëjë dy herë të njëjtin gabim. Për këtë jemi të vendosur të bëjmë lojën tonë dhe të luajmë shanset tona”, ishin fjalët e teknikut francez. Lioni duhet të bëjë në këtë ndeshje pa kapitenin Nabil Fekir. Një mungesë shumë e rëndësishme dhe që pritet të ndikojë në lojën e të zotëve të shtëpisë.

1550511945 323927 1550512080 Noticia Normal
1550511945 323927 1550512080 Noticia Normal

Lyon: Lopes; Dubois, Marcelo, Denayer, Mendy; Tousart, Ndombele; Traoré, Depay, Aouar; Dembélé
Tr. Bruno Génésio
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb