Do të jetë rekord historik për klubin nga qyteti i Bergamos prezenca e mbi 44 mijë tifozëve sot në shkallët e “San Siros”, stadium 76 mijë vendësh që pret ekipin zikaltër për ndeshjet e Champions League, duke qenë se “Atleti Azurri” i Bergamos është në fazë rikonstruksioni.

Rekordi i mëparshëm i takonte një sfide Atalanta-Inter të vitit 1984 me 43.426 persona të pranishëm, ndërsa tani qyteti me mbi 120 mijë banorë ka tejkaluar vetveten, ndonëse “Dea” do të luajë 1 orë e gjysmë më larg.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb