UEFA ka vendosur të anuloj takimet play-off të “Euro2020” për herë të dytë radhazi për shkak të coronavirus. Ndeshjet që në fillim ishin programuar për në 26-31 mars u shtynë për në 4-9 qershor ndërsa tashmë pas vendimit të dytë do të luhen më 3-8 shtator. Nga këto takime do të përcaktohen 4 ekipet e fundit që do të kompletojnë 24 ekipet që do të marrin pjesë në “Euro2020”, kampionat i cili do të zhvillohet në 2021.

5. Alarmi Covid 19, Skenar Shtyrja E Finaleve Te Euro 2020
5. Alarmi Covid 19, Skenar Shtyrja E Finaleve Te Euro 2020

Gjithashtu janë shtyrë të gjithë ndeshjet miqësore të përfaqësueseve që do të zhvilloheshin në muajin qershor. Qëllimi i UEFA-s është i qartë, kërkon të përfundoj me çdo kusht kampionatet kombëtare më pas Champions dhe Europa League, me këto dy turne mund të zhvillohen edhe gjatë periudhës korrik-gusht, mund të luhen edhe nëse ndonjë nga kampionët nuk kanë përfunduar pasi situata është e ndryshe në shtete të ndryshme. Këto janë disa nga vendimet e marra gjatë mbledhjes që UEFA zhvilloi me 55 vendet anëtare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb