Janë luajtur takimet e treta për katër grupet e para të Champions League, ku nuk kanë munguar emocionet dhe janë shënuar shumë gola, plot 30 gola në 8 takime, ndërsa tre ekipe kanë realizuar nga një “manita” në portat kundërshtare. Më poshtë po ju njohim me 8 ndeshjet e luajtura sot:

Gall Real
Gall Real

Grupi A
Fitore jashtë fushe për Paris Sën Zhërmenin dhe Real Madridin. Francët luanin ndaj belgëve të Klub Bryzhit dhe nuk janë kursuer duke fituar 5-0. Tripletë për Kilian Mbape dhe dopietë për Mauro Ikardin, që e kthyen sfidën në një festival golash. Real Madridi fiton minimalisht ndaj Gallatasarjit pas një goli të Toni Kros, por kjo mjafton për fitoren e parë në grup dhe për të shpëtuar stolin e Zinedin Zidan. PSG kryeson me pikë të plota pas tre ndeshjes, 9, Reali ka 4 pikë, duke lënë pas shpine Bryzhin me 2 dhe Gallatasarajin me 1.

Oly Bay
Oly Bay

Grupi B
Sfidë me emocione ajo e lujtur në “Karaiskaqi”, me Bajernin e Mynihut që ka mposhtur 3-2 vendësit e Olimpiakosit. El Arabi do kalonte në epërsi Olimpiakosin, por më pas dopieta e Levandovskit dhe goli i Tolisos përmbysën rezultatin në favor të gjermanëve, të cilët kanë vuajtur deri në fund pasi Guliehrme riktheu në lojë grekët me golin e dytë, por asgjë më shumë se kaq. Totenhemi bën “autokritikë” ndaj Crvena Zvezdës, duke shpartalluar serbët me një 5-0 të pastër. Dy gola të Kejn e të Son dhe rrjeta e Lamelës e rrumbullakosën suksesin për ekipin e Poçetinos. Bajerni udhëheq me 9 pikë të plota, ndërsa Totenhemi ngjitet në vendin e dytë me 4 pikë, duke lënë pas Zvezdën me 3.

City Ata
City Ata

Grupi C
Mançester Siti është trembur fillimisht nga Atalanta, por ka përmbysur shifrat që në pjesën e parë, për ta kthyer sfidën në një seancë stërvitore në të dytën me një rezultat 5-1 dhe duke e mbyllur me 10 vetë takimin pas të kuqit të Foden. Malinovski do shënonte me penallti për bergamaskët në të 28-ën, por më pas dygolëshi i Aguerros 34′ dhe 38′ me 11-metërsh, përmbysën çdo gjë që në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë shpërthen Stërling me një tregolësh. Në takimin tjetër të grupit, Shakhtari dhe Dinamo e Zagrebit nuk shkuan më shumë sesa barazimi 2-2, që i mban ekipet në kuotën e 4 pikëve dhe në betejë me njëra-tjetrën për vendin e dytë, pasi Siti me 9 pikë është i sigurt në vendin e parë. Atalanta e fundit me 0 pikë.

Atletico De Madrid Bayer Leverkusen
Atletico De Madrid Bayer Leverkusen

Grupi D
Fitorja e Atletikos së Madridit ndaj Bajer Leverkusit në sfidën e luajtur në orën 19:00, vinte në presion Juventusin, që priste Lokomotivën e Moskës. Goli i Alvaro Moratës në Madrid i dhuroi suksesin ekipit të Simeones, që u ngjit në krye me 7 pikë, ndaj për bardhezinjtë e Sarrit, fitorja ishte detyrë. Por goli i Mirançukut në minutën e 30-të u prishi punë bardhezinjve, që më pas u përplasën me mbrojtjen e ngjeshur ruse, e cila u thye vetëm pas perlës së Paolo Dibalës në minutën e 77-të. Por argjentinasi kishte vendosur të bëhej heroi i takimit, kur 120 sekonda më pas shënon dhe golin e dytë, duke bërë që Juventusi të bashkëkryesojë me Atletikon në kuotën e 7 pikëve. Lokomotiv Moska ndjek me 3 pikë, ndërsa Leverkuseni, sikundër Atalanta, ende nuk e ka bërë “sefte” pikën e parë në këtë Champions.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb