Natyrisht që edhe Beshiktash-Dinamo Kiev ka interesin e vet të madh për vetë fatet e grupit, sidomos për faktin që turqit kanë barazuar në “Da Luz” të Lisbonës në ndeshjen e parë, ndërsa ukrainasit u thyen në Kiev nga Napoli, por projektortët janë drejtuar në “San Paolo”. Pritet të jetë një ndeshje e bukur dhe e hapur, me dy ekipe që luajnë futboll të shpejtë dhe tërheqës.

Napoli është favoriti, pasi luan në shtëpi, ndërsa Benfika ka treguar se di të thyejë të mëdhatë. Sarri mendon të luajë me 4-3-3 e tij të preferuar, ku para Pepe Reinës do të jenë reshtuar në qendër Raul Albiol e Kulibali, në të majtë Gulam dhe në të djathtë ylli i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Hamshik Alan e Zhorzhinjo do të jetë treshja e mesfushës ndërsa në sulm Mertens dhe Kajehon do të mbështetin nga krahët polakun Milik.

Te Benfika, trajneri Rui Vitoria, do të përgjigjet me një 4-2-3-1, u para veteranit Sezar, do të luajnë në qendër Lopez dhe Lindelof, ndërsa Elizeu dhe Nelsinjo nga krahët. Salvio dhe Felsia do të jetë dyshja para mbrojtes, ndërsa Pici, Andre Horta dhe Guedes do të mbështesin grekun Mitroglu.

Sot
Napoli – Benfika 20:45
Beshiktash – Dinamo Kiev 20:45
(J.Selimi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb