Liga e Kampioneve kthehet sot në mbrëmje me sfidat e dyta në fazën e grupeve, por megjithëse është ende shumë shpejt disa prej skuadrave favorite kërkojnë të hedhin një hap të sigurt drejt kualfikimit.

Pa Kristiano Ronaldon të pezulluar, Juventus pret në fushën e tij Jang Bois. Për kampionët italianë nuk parashikohen vështirësi në objektivin për të marrë maksimumin nga kjo sfidë, duke arshivuar në një fartë mënyre kalimin në fazën tjetër.

Po në Grupin H, Mançester Junajtid ka të njëjtin mision kundër Valencias, por ecuria negative e Djajve të Kuq nuk jep shumë siguri. Me shumë mungesa Reali I Madridit zbret në transfertën e Moskës kundër CSKA për ndeshjen e dytë në Grupin G.

Kampionët në fuqi të Europës duhet të bëjë në këtë sfidë pa Geret Bejl, Isko, Serxhio Ramos dhe Marselon, por parashikimet nuk lëkunden dhe vazhdojnë të shohin madrilenët favoritë. Pas debutiumit me fitore në këtë edicion të Champions, Bajerni i Mynihut luan përballjen e parë direkte në Grupin E kundër Ajaksit.

Të dyja skuadrat kanë pikë të plota dhe kjo sfidë do të përcaktojë forcën e grupit. Në grupin F e gjithë vëmendja është e drejtuar nga Mançester Siti.

Skuadra e Pep Guardiolës dështoi në ndeshjen e parë të Champions me humbjen në shtëpi kundër Lionit dhe nuk mund t’I lejojë vetes një tjetër goditje në transfertën gjermane kundër Hofenheim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb