Ishte çështje kohe që cikli i Bayern Munich ti vinte fundi, për ironi të fatit ai që i jep goditjen finale ishte Jurgen Kloop, trajneri që e sfidoi në Bundesligë por që humbi finalen e madhe në 2013. Historia ndryshon nën drejtimin e Liverpool, një ekip i mbushur me yje e me talente, pikërisht freskia e tyre fizike dhe individët bënë diferencën në Mynih.

Bayern
Bayern

Pavarësisht se arritën një rezultatin pozitiv në sfidën e parë(0-0), në asnjë moment Bayern nuk la përshtypjen se mund të fitonte. Ekipi i Niko Kovaç nuk kishte as gjunjët e as klasin për të thyer anglezët, këtë herë e tradhtuan edhe ato pak individë si Lewandowski, me polakun që e dërgoi në 7 numrin e ndeshjeve pa shënuar në fazën me eliminim direkt.

Mane
Mane

Liverpoolit i mungoi në sfidën e parë një gjigand si Van Dijk, rikthimi i tij ishte thelbësorë pasi holandezi dhurojë një asist fantastik në minutën e 26-të. Mane përfitoi nga një dalje e gabuar e Neuer duke shënuar një gol më shumë klas. Bayern u rikthye shumë shpejt në lojë me një aksion personal nga Gnabry, një gol me fat teksa ishte e nevojshme edhi devijimi i Matip. Nga Bayern kërkohej një pjesë e dytë e madhe por në asnjë moment, as Ribery as Gnabry apo Rodrigues nuk e shërbyen si duhet në zonë Lewandowskin i cili vuajti shumë mbulimin e dyshes Matip-Dijk.

Dijk
Dijk

Holandezi tregoi të gjithë potencialin e tij në minutën e 69-të teksa me kokë riktheu Liverpoolin në avantazh. Historia e këtij takimi përfundoi këtu ndërsa në fund Mane u shërbye në zonë nga Salah dhe më kokë kompletoi “dopjetën” e tij personale dhe golin e tretë për Liverpool. Klopp rikthehet si triumfator në Mynih, firmos kapitullimin e Bayern që tashmë duhet të mendojë për të ringjallur një ekip të plakur dhe shumë larg emrit të madh që mbart.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb