Asnjë pengesë për transfertën e tifozëve të Juventusit që të mërkurën do të shkojnë në Lion për të ndjekur bardhezinjtë në sfidën e Champions League. E ka deklaruar ministri i shëndetësisë franceze, Olivie Veran, që ka folur dhe për problemin e coronavirusit, që në Itali ka shtyrë 4 ndeshje të Serisë A.

“Nuk ekziston asnjë urdhër-ndalimi, nuk e kemi menduar si hipotezë. Mbyllja e kufijve nuk do të kishte sens. Jemi në kontak me qeverinë, prefekturën e Ronë-Alpeve, me agjencinë shëndetësore rajonale dhe me UEFA-n. Mbrëmë kjo e fundit na siguroi se do ta ndiqte nga pranë situatën dhe do të qëndronte në kontate me klubet dhe autoritet përkatëse”.

Për momentin në Francë nuk ka asnjë vendim për të pezulluar eventet kombëtare dhe ndërkombëtare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb