Liverpuli i Jurgen Klopp fitoi Ligën e  Kampionëve të 6-tën për ‘Reds’ një më pak se skuadra e Milan. Djemtë e Klopp mundën Tottenhamin në një finale e cila ishte e gjitha angleze , të zhvilluar në Wanda Metropolitano duke i dhënë fund hegjemonisë së Real Madrid që kishte dominuar në tre edicionet e fundit.

Me këtë trofe Anglia tani e lë pas Italinë, me trembëdhjetë Champions League të fituara. Spanja qëndron në krye me 18 të tilla.

Renditja:

18 – Spanja
13 – Anglia
12 – Itali
7 – Gjermani
6 – Holandë
4 – Portugali
1 – Franca, Jugosllavia, Rumania dhe Skocia

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb