Atletico Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme në sfidën e parë me Bayer Leverkusen në Gjermani, duke e mposhtur me rezultatin 4-2.

Skuadra mysafire e nisi më mirë sfidën duke kaluar në epërsi në minutën e 17-të me anë të Saul Niguez, dhe 7 minuta më vonë ishte Griezmann që dyfishoi rezultatin. Pak pas fillimit të pjesës së dytë, gjermanë ngushtuan rezultatin me golin e Karim Bellarabi, mirëpo shpresat e tyre zgjatën pak pasi Kevin Gameiro shënoi dhe golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë. Leverkusen u gjend për herë të dytë pranë barazimit, pas autogolit të Stefan Savic.

https://www.youtube.com/watch?v=a2_560EE9SU

Por Atletico tregoi shpejt se është e vendosur të ecë më tej në Champions Leage, dhe në një farë mënyre e mbylli këtë sfidë me golin e 4 të Fernando Torres. Ndeshja e kthimit luhet në Vincente Calderon pas dy javësh.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb