Atletico Madrid- Chelsea e planifikuar për t’u luajtur në 23 shkurt për Champions League nuk do të luhet në Spanjë.

Shkak është bërë pandemia, pasi Spanja ka shtyrë afatin e pezullimit të fluturimeve më Britaninë e Madhe deri në dy mars prej varianteve të reja të COVID-19.

Me të gjitha gjasat ndeshja mund të luhet në Bukuresht, teksa ky mund të konsiderohet lajm i mirë për Chelsea-n që ndeshjen e parë do e luajë në fushë neutrale, por në pikëpyetje mbetet ndeshja e dytë në Londër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb