Champions League ia ka dhuraur të gjitha në natën e dytë të ndeshjeve të para në grupe.

Liverpool ka fituar në “Anfield” përballë Milan me një paraqitje spektakolare. “The Reds” kaluan të parë në avantazh me autogolin e Tomorit ndërsa Salah humbi një penallti.

Milan reagoi menjëherë duke përmbysur gjithçka në pjesën e parë. Fillimisht Rebiç dhe më pas Diaz kaluan kuqezinjtë në avantazh. Gjithsesi Liverpool kishte mbajtur surprizën për në pjesën e dytë me Salah dhe Henderson që i siguruan fitoren.

Nga ana tjetër PSG ka dalë ‘bllof’ ndaj Club Brugge. Messi, Neymar dhe Mbappe startuan të tre në linjën e parë, por goli erdhi nga Herrera. Belgët barazuan rezultatin për të mbajtur shifrat deri në fund 1-1.

Real Madrid ka hidhëruar Interin me një fitore në limite. Rodrygo shënoi në fund të sfidës për të marrë 3 pikët nga Giuseppe Meazza falë rezultatit minimal 0-1.

Manchester City ka luajtur një ndeshje tenisi me Leipzig teksa në fund fituan të besuarit e Guardiolës me rezultat 6-3. Edhe Ajax fitoi në Portugali ndaj Sporting Lisbonës me rezultatin 1-5.

Kurse sfida Atletico Madrid-Porto u mbyll me shifrat e bardha 0-0.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb