Emocione pa fund në Champions League teksa grupet kanë marrë një rrjedhë të paparashikuar në fillim.

Kampionët e Moldavisë, Sheriff Tiraspol kanë marrë fitoren më të madhe në historinë e futbollit tyre pasi mposhtën 1-2 Real Madridin në ‘Bernabeu’. Goli i triumfit u shënua në minutat e fundit.

Një sfidë dramatike ishte dhe ajo mes Milan dhe Atletico Madrid. Kuqezinjtë e nisën mirë me Leao që shënoi golin e zhbllokimit, por 9 minuta më pas Kessie doli me të kuq. Griezmann barazoi në pjesën e dytë kurse në minutën e 97 arbitri kryesor akordon një penallti dhe Suarez nuk fal për t’i dhënë spanjollëve fitoren.

Në sfidat e tjera, PSG fitoi ‘betejën’ e sheikëve’ ndaj Real Madrid teksa golat u shënuan nga Gueye dhe Lionel Messi, ky i fundit e kishte golin e parë me parizienët.

Liverpool fitoi thellë 5-1 në transfertën e Portos, Inter barazoi 0-0 me Shakhtar Donetsk, Ajax fitoi 2-0 ndaj Besiktas, Dortmund 1-0 me Sporting apo Club Brugge 2-1 ndaj Leipzig.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb