Sonte Barcelona do kërkojë të shkruajë historinë në “Champions League” para 97 mijë të pranishmëve në “Cam Nou” duke synuar përmbysjen e madhe kundër PSG e cila në takimin e parë i mundi blaugranët në “Parc de Prince” me rezultatin befasues 4-0.

Një takim që prevalon nga emocionet paksa përmbysja duket shumë e vështirë duke pasur parasysh kundërshtarin. Në kampin katalanas ka shumë optimizëm dhe kjo vërehet nga trajneri i tyre Luiz Enrike i cili në konferencën për shtyp ditën e djeshme u shpreh se Barcelona nuk i mbyll 90-të minutat pa shënuar 5-së gola, ç’ka do të thoshte kualifikim.

Ndërkohë që edhe braziliani Neymar sot ka vënë bast me shokët e ekipit ku pretendon se dy gola në këtë takim janë të tijët.

Në kampin e francezëve gjithçka duket e qetë dhe kjo jo pa arsye pasi rezultati i ndeshjes së parë iu mundëson këtë. Pavaresisht se në konferencën për shtyp, Unai Emery, numri 1 i pankinës së parizienëve, u shpreh se për të ruajtur avantazhin e 4 golave ndaj Barcelonës duhet të jesh i përqendruar maksimalisht.
benfica-dortmund-cropped_6dcqfw4910pk1vgag2gs1b02x
Sfida tjetër e kësaj mbrëmje magjike të “Uefa Champions League” është ajo ndërmjet Dortmundit vendas dhe Benfikës. Gjermanët nuk iu besuan syve në takimin e parë ku pas shumë rasteve të shpërdoruara pësuan një gol i cili do t’jua bëj shumë të vështirë ndeshjen e kthimit. Ashtu si Barcelona, edhe Dortumund do të synojë përmbysjen para publikut vendas që është më shumë se fantastik.

Të padisponueshëm për këtë takim gjermanët do të kenë: Bender, Gëtze, Reus dhe Rode, fakt i cili pritet t’a kushtëzojë shumë ekipin e Tuchel.

Portugezët nga ana tjetër kërkojnë të gjejnë golin në “Signal Iduna Park” për të ndërlikuar gjithçka për gjermanët, paçka se edhe një barazim do t’ju bëj shumë punë. Ashtu si Dortmundi, edhe Benfika vjen me shumë mungesa. Të padisponueshëm për portugezët do jenë: Augusto, Fejza, Grimaldo dhe Lopez.

Vendimtar në ndeshjen e parë ishte sulmuesi Mitroglu që vulosi shifrat 1-0 në favor të Benfikës.
3D3827B400000578-4224760-image-a-41_1487106620707
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb