Futbolli anglez rikthehet fuqishëm në Champions League. Pas Tottenham, United dhe Man.City, Liverpool i bashkohet kolonisë britanike në fazën çerekfinale, duke e dërguar në këtë mënyrë 4 numrin e ekipeve nga Premier League mes 8 ekipeve më të mira në Europë.

Uefa
Uefa

Ky rezultat fantastik nuk ndodhte që nga viti 2009, për koincidencë edhe në atë vit, mes 8 më të mirëve ishte dhe Porto e Barcelona. Ky përfundim është pasqyrimi më i qartë i nivelit që ka futbolli anglez, i forte fizikisht por tashmë edhe taktikisht, kjo falë trajnerëve si Guardiola, Kloop, apo Pochettino. Në sezonin 2008/2009, në çerekfinale u kualifikuan, Arsenal, United, Liverpool, Chelsea, sëbashku me Barcelonën, Porto, Villarreal dhe Bayern.

Të gjithë e kujtojnë atë sezon, mbi të gjitha për faktin se në finale ishin dy nga lojtarët që do të pushton botën, Lionel Messi dhe C.Ronaldo, me portugezit që në atë kohë e sfidonte me fanellën e Man.United, përfundimi dihet, “pleshti” u shpall kampion, por tifozët shpresojnë që ky të jetë një sinjal që dhe këtë sezon të shohin pse jo në finale një tjetër përballje të tillë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb