Champions League ka filluar të martën me sfidat e dyta në grup teksa sërish ka pasur surpriza në rezultate.

Inter ndalet për herë të dytë në barazim pasi ndaj Shakhtar Donetsk nuk shkoi më shumë se një 0-0. Ukrainaist mbajnë vendin e parë në grup me 4 pikë pasi dhe në sfidën tjetër Borussia Monchengladbah ka ndalur Real Madridin në 2-2.

Marcus Thuram kalo në avantazh të dyfishtë gjermanët, por Galaktikët reaguan shpejt në 3 minutat e fundit të kohës së rregullt duke barazuar me Benzema dhe Casemiro.

Ndërkohë për favoritet e tjera në grupe fitore kanë korur Bayern Mynih dhe Atletico Madrid, si dhe Liverpool dhe Manchester City.
Teksa Atalanta dhe Ajax u ndalën në barazim 2-2.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb