Interi e nis me hap fals Ligën e Kampioneve, teksa ka barazuar në shtëpi 1-1 me Sllavian e Pragës. Skuadra çeke është shfaqur më e organizuar dhe më e qartë në fushën e lojës, duke dominuar një Inter apatik që nuk pati as frymën e as dëshirën për të bërë mirë në këtë 90 minutësh. Dhe, ajo që e bën më dramatike këtë rezultati është fakti që dy rivalët e ardhshëm quhen Barcelona dhe Borusia Dortmund dhe zikaltërve u duhet të eliminojnë paraqitje të tilla

Autori i golit të Sllavias ishte Piter Olajinka, një emër mjaft i njohur për tifozët shqiptarë, pasi ka shkëlqyer me Skënderbeun përpara se të transferohej te Genku në Belgjikë. Olajinka shfrytëzoi një top të mbetur në zonë pas grushtimit të Handanoviç dhe gjuan saktë në pozicion të prirët duke i dhënë avantazhin e merituar Sllavias.

Dukej se çdo gjë do të mbyllej me fitoren e miqve, por në minutën e 92-të, Barela gjuan nga jashtë zonës pas topit të kthyer nga traversa dhe mposht portierin Kolar, duke e çuar në rrjetë dhe duke shpëtuar nderin e Interit në një përballje që u shfaq shumë më e vështirë sesa parashikimet.

Në takimin tjetër të orës 18:55, Lioni ka barazuar 1-1 me Zenitin e Shën Pjetërburgut. Azmoun kaloi në epërsi rusët në minutën e 41-të, ndërsa për francezët barazoi në minutën e 50-të Memfis Depaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb