Në Francë janë të sigurt: Juventus-Lion, ndeshja e kthimit e 1/8-ave të finaleve të Champions League, do të zhvillohet më 8 gusht. Ndeshja pritet të luhet në Torino nëse kushtet shëndetësore do ta lejojnë. Lajmin e jep “RMC Sport”, duke cituar burime pranë UEFA-s, pas takimit të së premtes mes presidentëve të disa klubeve kryesore europiane. Transmetuesi transalpin shton që çerekfinalet mund të nisin në 10 gusht dhe deri në 12 gusht të jenë luajtur.

Ndeshja e parë përfundoi 1-0 për Lionin dhe u luajt në Francë më 26 shkurt në ditët e para të emergjencës Covid-19. Takimi i kthimit ishte parashikuar të luhej dy javë më pas, por nuk u zhvillua kurrë dhe veç kësaj ndeshjeje, janë për t’u mbyllur dhe Mançester Siti-Real Madrid, Bajern Mynih-çelsi dhe Barcelona-Napoli. Ndërkohë janë kualifikuar për në 1/4-at Paris Sën Zhërmen, Atalanta, Atletiko Madrid dhe Lajpcigu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb