Sergio Ramos është në mesin e lojtarëve të cilët do të mungojnë në ndeshjen që Real Madridi do ta zhvillojë ndaj CSKA Moskës. Real Madridi udhëton për në Rusi ku do të përballet të martën me CSKA-n.

Kapiteni është lënë në pushim nga trajneri Julen Lopetegui, pasi është lojtari që ka luajtur më së shumti minuta këtë sezon. Këtë e tregoi edhe trajneri në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes.

”Mungesa e Ramos? Ai ka luajtur më shumëse çdo lojtarë tjetër dhe unë kam vendosur t’i jap pushim për këtë ndeshje”. “Ka raste kur duhet të pushoni për t’u përballur me ndeshjet tjera”, ka thënë Lopetegiu. Ramos ka luajtur 120 minuta më shumë se çdo lojtarë tjetër i Real Madridi. Reali është i pari i Grupit G, ndërsa CSKA-ja gjendet në vend të tretë me 1 pikë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb