Nuk mjafton të luash mirë, sidomos kur bëhet fjalë në Champions League. Kjo i ndodhi Interit në “San Siro” ndaj Realit të Madridit. Spanjollët edhe njëherë treguan se mbeten zotër të këtij kompeticioni.

Los Blancos e drejtuar nga Carlo Ancelotti fituan 1-0 në fund, pikërisht në minutën e 89-të, kur Rodrygo konkretizoi pasimin e Camavigna-s. Dëshpërim në radhët e zikaltërve, të paktën nga ajo që dhanë në fushë, nuk e meritonin të humbnin.

Të dhënat, megjithatë, si gjithmonë të ftohta dhe cinike, japin një realitet të qartë: Inter ka fituar vetëm 5 nga 19 ndeshjet e fundit të luajtura që nga kthimi në Champions League. Këto rezultate nuk e kanë lejuar atë të kalojë raundin dhe fazën e grupeve në sezonet e fundit.

Kjo nuk do të thotë që rruga e zikaltërve në edicionin aktual të kompeticionit më të rëndësishëm evropian mes klubeve është e komprometuar. Ekziston një mënyrë dhe kohë për të rregulluar gjërat, gjithashtu duke marrë parasysh atë që dhanë kundër 13 herë kampionëve të Europës.

Inter mund të kompensojnë startin negativ në sfidën e ardhshme, të planifikuar më 28 Shtator, kundër Shakhtar Donetsk, me këtë të fundit që u shokua nga moldavët e Sheriff Tiraspol.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb