Champions League ka mbyllur përfundimisht fazën e grupeve duke mësuar edhe 8 ekipet e fundit që sigurojnë kualifikimin.

Real Madrid falë dy golave të Benzema kalon grupin në limit duke marrë edhe vendin e parë. Fitorja nga gjermanëve të Borussia Monchengladbach i ka mjaftuar madrilenëve të arrijnë dy suksese brenda mbrëmjes.

Nga ana tjetër edhe Gladbach u kualifikua pasi Inter-Shakhtar mbaroi 0-0. Interi i Conte-s dështoi të fitojë në ‘San Siro’ duke e mbyllur në vendin e fundit në grupin B.

Në grupet e tjera, Bayern Mynih dhe Atletico Madrid kalojnë nga grupi A. Spanjollët siguruan kualifikimin pas fitores 0-2 ndaj Salzburg. Ndërkohë në grupin C ndeshjet janë luajtur sa për statistikë, pasi Manchester City dhe Porto ishin të kualifikuara dhe kanë fituar ndeshjet e fundit ndaj Marseille dhe Olympiacos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb