Champions League do të vulosë sot finalen e sezonit ëq do të luhet më 26 maj në Stamboll të Turqisë.

Real Madrid udhëton drejt Londrës me synimin e vështirë për të gjetur kualifikimin përballë Chelsea-s së Tuchel.

Londinezët surprizuan në Madrid duke i marrë barazim 1-1, dhe tashmë misioni i Real Madrid është vetëm fitorja ose një barazim me gola.

Nga ana tjetër Chelsea me Tuchel është tjetërsuar totalisht dhe ka treguar se ndaj ekipeve të mëdha ka një mbrojtje të pathyeshme dhe kundërsulme vrastare. Fituesja e çiftit Chelsea-Real Madrid do të përballet me Manchester City-n në finale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb